Aktuale

Qeveria miraton kërkesën e Policisë së Kosovës për kompensimin e orëve shtesë

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e orëve shtesë për punën jashtë orarit për zyrtarët policorë të Kosovës bazuar në kërkesën e Policisë së Kosovës.

Kryeministri ka bërë të ditur se vlera financiare për këtë kompensim është 2 milionë e 600 mijë euro të cilat do të ndahen nga Ministria e Financave.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se, është banale që një shtet mos ta paguajë policinë e vet, dhe kjo duhet të ndryshojë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka ndarë 650 mijë euro shtesë për Zyrën e Çështjeve të Komuniteteve në zyrën e kryeministrit./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli