Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar dy akte nënligjore të cilat parashihen me Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit
Njoftimi për media nga tregon se Qeveria ka miratuar dy akte nënligjore.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, theksoi se hartimi dhe finalizimi i këtyre dy akteve nënligjore si dhe procesi i deritashëm është bërë në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë, theksoi ministrja Hoxha, u jemi mirënjohës dhe shumë falënderues. Kështu, theksoi ajo, po finalizohet procesi i kompensimit të viktimave të krimit.
“Me aprovimin e këtyre dy akteve nënligjore, po kompletohet legjislacioni i nevojshëm dhe rrjedhimisht mund të fillohet me procesin e kompensimit të viktimave të krimit, proces për të cilin Ministria e Drejtësisë është shumë e përkushtuar të fillojë sa më parë”, theksoi ministrja Hoxha.
Udhëzimi Administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve rregullon kushtet për mbajtjen e regjistrave duke filluar nga pranimi i lëndës e deri tek nxjerrja e vendimit dhe komunikimin i tyre palëve, po ashtu rregullon edhe pjesën e arkivimit të dokumentacionit dhe qasjes në evidencë si dhe dispozitave të cilat janë të nevojshme gjatë punës së komisionit i cili do të bëjë vlerësimin e kërkesave për kompensim.