Aktuale

Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Bëhet fjalë për kyçje në Ferizaj dhe Viti.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendim është marrë edhe për ndërtimin e mbikalimit për nevoja të fshatit Paldenicë në Han të Elezit.

“Kabineti qeveritar ka aprovuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Qeverisë së Maltës për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve dhe Mallrave”, ka thënë ai.

“Po sot, miratim kanë marrë edhe Udhëzimi Administrativ për Mirëmbajtjen e Bazës së të Dhënave dhe Obligimet e Autoriteteve Publike dhe Personave tjerë Fizik e Juridik, si dhe Plani Vjetor i Statistikave Zyrtare për vitin 2020”.