Aktuale

Qeveria mban mbledhje me vetëm një pikë në rend dite: Demarkacionin

Qeveria e Kosovës sot përmes një komunikate ka bërë të ditur se do të mbajë mbledhjen e saj në orën 8:15.

Mbledhja ku do të shqyrtohet demarkacioni me Malin e Zi, do të nisë gati një orë më herët sesa zakonisht.

Në mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin, ku edhe pritet që të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Vetëvendosje mbrëmë ka thirrur protestë nga ora 10 për ta parandaluar kalimin e Demarkacionit në Kuvend.