Aktuale

Qeveria heq taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë e BeH-së

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

“Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohen nga Serbia dhe Bosnja, kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë. Ftojmë Serbinë se si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës së Kosovës të zotohet se do ta ndërpres fushatën për çnjohjen e Kosovës. Dhe të nis me eliminimin e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës”, tha Kurti, raporton FaktePlus.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme.