Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ai i Brendshëm, Flamur Sefaj, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi si dhe ajo e Mjedisitit dhe Planifikimt Hapësinor, Albena Reshitaj kanë qëndruar për vizitë në Komunën e Gjakovës ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.
Me këtë rast, i pari i Infrastrukturës në vend, Pal Lekaj ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum për mbështetjen e disa projekteve në këtë komunë të cilat do të kapin vlerën e 16 milionë eurove.Ndër to sipas tij, më i madhi do të jetë ai për qarkoren e qytetit e cila pritet të ndërtohet në hyrje të Gjakovës.
Nga ana e saj, ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj tha se do të investohet në rehabilitimin e lumenjve.Ajo njëherit njoftoi se me 200 mijë euro do ta mbështesin shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në këtë qytet.Edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se do të mbështesin terrenet sportive dhe ndërtimin e një qendre kulturore në fshatin Rogovë.Krejt këtyre iu gëzua kreu i Gjakovës, Ardian Gjini i cili tha se sot ky qytet është përfituesi më i madh, njofton Klan Kosova.