Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin e Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se komisioni do të ketë për detyrë kontrollimin e barnave, ushqimit si dhe çmimit të tyre, kontrollin në teren të njerëzve dhe kontrollet në kufi, të ketë komunikim me mediat private e publike për masat që duhet ndërmarrë, qytetarëve t’u ofrohen udhëzime për mënyrën se si duhet vepruar.
Komisioni do t’i raportojë qeverisë në baza ditore, teksa Kurti ka thënë se me përbërjen e Komisionit po dëshmohet se qeveria e ka marrë me shumë seriozitet situatën e fundit.
Përbërja e Komisionit:
Kryesues : Albin Kurti
Anëtarë: Avdullah Hoti, Haki Abazi, Arben Vitia, Agim Veliu, Rrahman Rama Besnik Bislimi, Hykmete Bajrami, Anton Quni, Rozeta Hajdari, Emilja Rexhepi, Valon Prestreshi, Fadil Kodra, Emir Murtezaj, Rashit Qalaj, Ibrahim Xhaka, Valdet Gjinovci dhe përfaqësuesit të inspektoriateve. /Lajmi.net/