Aktuale

Qeveria e vazhdon zakonin, ndan 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve

Qeveria e Kosovës ka vazhduar avazin e vjetër të ndarjes së mjeteve financiare.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e drejtuar nga Haradinaj ndau hiç më pak se 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve të Kosovës.

Kjo u bë me kërkesë të kësaj shoqate.

Kujtojmë se në të kaluarën Qeveria Haradinaj ishte kritikuar për ndarjen e mjeteve të shumta për kategori të ndryshme.

Në lidhje me ndarjen e mjeteve nga kategoria e Shpenzimeve Rezervë, ishte mbajtur edhe seancë në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli