Aktuale

Qeveria e Serbisë: Shpejt treni do të shkojë dy herë në javë për në Mitrovicë

Qeveria e Serbisë në uebfaqen e saj ka publikuar itinerarin e trenit serb që tashmë është nisur drejt Kosovës.

Treni i Serbisë sot është nisur në orën 8:00 nga Beogradi për në Mitrovicë, mirëpo nesër do të kthehet në orën 10:40 në Beograd. Kështu ka njoftuar Qeveria e Serbisë, duke shtuar se kjo linjë së shpejti do të bëhet e rregullt dhe do të jetë funksionale dy herë në javë, transmeton Gazeta Express.

“Kthimi nga Mitrovica me këtë tren është planifikuar të jetë nesër (e diel – 15 janar) në ora 10:40”, shkruan në faqen e Qeverisë serbe.

Treni pritet të operojë dy herë në javë, nisjen çdo të premte nga Mitrovica në ora 10:40, dhe çdo të diel niset nga Beogradi për në Mitrovicë në ora 8:30.