Qeveria në largim kishte më se 21 ministri dhe secila ministri i kishte nga dy a më shumë zv/ ministri.Ky numër i madh i ministrive dhe zëvendës ministrave, sipas Jakup Krasniqit nga NISMA për Kosovë duhet të ndryshojë në Qeverinë e ardhshme.Krasniqi u shpreh se nuk është e nevojshme që vendi ti ketë më shumë se 15 ministri dhe secila prej tyre vetëm nga një zëvendës ministër.
Se Kosovës nuk i duhen një numër kaq i madh i ministrive e tha edhe Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pantina deklaroi se shumë ministri mund të shkrihen brenda një ministrie tjetër që është e përafërm me punët dhe angazhimet që bëjnë.E sa i përket zëvendës ministrave, ajo u shpreh se vetëm disa nga ministrit duhet t’i ketë më shumë se disa zëvendës ministra.
Për më shumë ndiqeni kronikën: