Aktuale

Qeveria e re pa plan për shëndetësinë

Rreth tri faqe është i përmbledhur plani i Qeverisë për sektorin e shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.Në këtë plan të shkurtër nuk janë të përfshira projektet më të rëndësishme të lëna gjysmë.

Nuk është premtuar fare fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili qe rreth tre vjet po dështon të fillojë zbatimin.Një pjesë e planit të Qeverisë së re është përsëritje e planit të Qeverisë së kaluar.

Ish-ministri, Imet Rrahmani, pati premtuar revidimin e Listës Esenciale të Barnave e krijimin e Protokolleve Mjekësore, por që nuk i ka realizuar. Të njëjtën çështje tash e ka në plan ta bëjë Qeveria e re.