Aktuale

Qeveria e Kosovës merr masa të reja për mbrojtjen nga koronavirusi

Qeveria e Kosovës ka marrë masat tjera kundër koronavirusit pas dy rasteve pozitive me këtë virus në Kosovë.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës në ora 19:00 u morën këto vendime:

Ndalimin e hyrje-daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Vitisë

Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Mbyllja e kufijve tokësor të udhëtarëve që hyjnë në Kosovë (nuk vlen për shtetasit kosovarë).

Nga data 16 mars 2020, në ora 24 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të fluturimit në ANP, përveç fluturimeve ushtarake dhe medicinale, përjashtim bëjnë fluturimet në ardhje, por pa pasagjer (vetëm për të marrë udhëtar).

Mbyllja e kafiterive, bareve, pabeve dhe restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteve kulturore dhe sportive (mallrat nuk ndalohen)

Mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.

Reduktohet në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë.

Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia

U bëhet thirrje të gjitha qytetarëve t’i shmangen aktiviteteve  dhe ambientet e frekuentuara me njerëz dhe t’i përmbahen të gjitha masave të rekomanduara nga qeveria dhe masave të rekomanduara nga IKSHPK.

the authorGazetaKNN