Aktuale

Qeveria e Kosovës i kthen përgjigje Ivica Daçiqit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj lidhur me taksën.

Përmes mediave të Beogradit Daçiq ka analizuar fjalët e Avni Arifit, e më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën.

Por, shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiqit për deklaratat që ky i fundit i bëri në Beograd.

“Dy javë ditë pasi Serbia ta njohë Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.

Arifi e ftoi Daçiqin ta njohë Kosovën e pavarur dhe të krijohet tregu i përbashkët evropian.

“Nëse këtu Daçiq po sheh diçka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa më shpejt ta njohë Kosovën në mënyrë që ta krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.

Ndryshe, Daçiq ia ka deshifruar Arifit se “pezullim i taksës” në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i saj.