Rajon & Botë

Qeveria e Katalonisë: Deklarata e pavarësisë vetëm akt simbolik

Deklarata për pavarësinë që e ka nënshkruar lideri katalunas Kalres Puidgemont është vetëm “akt simbolik” bëhet e ditur nga Qeveria e Katalonisë.

Zëdhënësi i Qeverisë Hordi Turul ka thënë se deputetët kanë nënshkruar deklaratën e cila është “akt simbolik që kemi shpreh angazhimin tonë për pavarësi” duke shtuar se deklaratën zyrtare duhet ta miratojë Parlamenti i Katalonisë, transmeton AFP.