Ndonëse në fillim të mandatt ishte premtuar se do të rrëzohej marrëveshja aktuale e Demarkacionit, Qeveria po punon për ta ratifikuar që në këtë javë.
Për këtë, Qeveria e Ramush Haradinajt ka thirrur dy mbledhje për sot, në të cilat do të jetë temë diskutimi dhe do të merren vendime rreth Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.
Mbledhja e parë do të nis në orën 10:00, e në të cilën do të vendoset për tërheqjen e marrëveshjes së dërguar në Kuvend, ndërkohë që në orën 15:00 e njëjta marrëveshje por me një aneks të veçantë, do t’i dërgohet sërish Kuvendit.
Por, megjithëse tani Qeveria me në krye Ramush Haradinajn kanë disponim për ta votuar Demarkacionin, ata nuk kanë vota të mjaftueshme. Siç e pranoi dje vetë kryeministri, atij i duhen edhe tri sosh.
Ndërkohë, edhe ambasasdori amerikan Greg Delaëie e quajti javë të rëndësishme për Kosovën që, siç tha ai, do të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.
Ndryshe, Demarkacioni me Malin e Zi që është kusht për vizat është mbajtur i bllokuar qe gati tri vite, e i pari që nisi kundërshtimin ishte kryeministri aktual, i cili tash po dëshiron vetë ta miratojë./gazetametro.net