Qeveria e Kosovës ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.
“Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë Italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve”, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka shprehur gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës.