Aktuale

Qeveria britanike ka lëshuar një deklaratë nga kryeministrja britanike Theresa May, e cila ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. “Unë do të doja ta përgëzoj Donald Trump që u zgjodh President i SHBA-ve, pas një fushate të ashpër. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të veçantë bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe ndërmarrjes. Ne jemi dhe do të mbetemi, partner të fortë dhe të ngushtë të tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes. Unë pres që të punojmë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke u mbështetur në këto lidhje për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin e vendeve tona në vitet e ardhshme”, citojnë mediat urimin e May.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përcjellë një urim për fitoren e Donald Trump.

Ai nënvizon se marrëdhënia jonë strategjike me SHBA do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e interesave të përbashkëta.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai thekson se një mike e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ia doli të bëhej presidentja e parë grua në historinë e SHBA.

Postimi i Ramës në Facebook: 

 

Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzet e peste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane