Aktuale

Qeveria autorizon sërish Paton Box-in të merret me AXOS-in

Qeveria e Kosovës, ka autorizuar kompaninë Paton BoX që ta përfaqësoj Kosovën, në kontekstin në Arbitrazh, për çështjen e privatizimit të Telefonisë me konsorciumin Axos, për të gjetur një zgjidhje me ndërmjetësim për këtë çështje.

Haradinaj tha se është ofruar koha kur mund të merret vendimi, i cili mund të ketë një kosto të madhe financiare. Ndërsa tha se nuk duhet të lejohet që Kosova të marrë ndonjë goditje të madhe, sa i përket kësaj çështje..

“Sa i përket me AXOS, ne kemi pasur marrëdhënie dhe e kemi pasur të ngarkuar në të kaluarën kompaninë Paton Box, që kanë mundësinë me përfaqësuar Kosovën në këtë çështjen e AXOS-it. Pra me vazhdu përfaqësimin tonë dhe me gjet një zgjidhje me marrëveshje, që mos të na vjen një dënim që pastaj të ankohemi. Është vendim i vështirë me e marrë, ne duhet me ia besu kompanisë Paton Box përfaqësimin tonë, se janë atje dhe janë në rrethana më adekuate me trajtu këtë temë. Por për çfarëdo vendimi do të vendosim ne si Qeveri. Të paktën të ia japim dikujt autorizimin ta trajtoj këtë punë dhe jo veç kur të na vjen lajmi një ditë, vjen naj lajm kumedit çfarë mundet me qenë i rëndë për neve dhe qytetarët e vendit.. Ne e kemi gjetur këtë temë në tavolinë. Mundësi kemi shumë pak. Mundemi fare mos me u marrë me të, me thanë se nuk është e kësaj Qeverie. Kur të na vjen denimi s’munde mi me i ik ”’, tha Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë./KP