Pas tensioneve të shumta që ka pasur mes protestuese dhe policisë para godinës së Ministrisë së Brendshme, ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është afruar për të tërhequr protestuesit.
Basha u ka bërë thirrje që ta ndjekin atë drejt selisë së PD-së. Situata ka qenë mjaft e tensionuar, pasi protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e forcave policisë për të futur brenda Ministrisë së Brendshme.
Protesta e opozitës erdhi pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.