Aktuale

Qentë endacakë kafshojnë një grua në “Mati 1″ (Foto)

Në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, një grua e ka pësuar nga qentë endacakë, të cilët e kanë kafshuar dje rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Familjari i kësaj gruaje, që ka folur për Koha.net, ka treguar se ngjarja ka ndodhur vetëm 500 metra larg shkollës fillore të kësaj lagjeje, dhe se nuk është hera e parë që po ndodh një rast i tillë.

E lënduara tashmë ka gjendje stabile shëndetësore, por që gjendja e sigurisë nga qentë endacakë në atë pjesë të kryeqytetit është alarmante nga numri i madh e qenëve që sillen aty pari.