Në Altai të Rusisë, një nënë e paemëruar e ka braktisur fëmijën dyvjeçar jashtë shtëpisë, derisa temperatura ishte nën 20 gradë Celsius.
Mirëpo, fëmijën e ka mbajtur ngrohtë dhe e ka shpëtuar qeni i shtëpisë, që i ka qëndruar tërë kohës pranë, transmeton Telegrafi.
Qeni mbajti ngrohtë dhe e shpëtoi dyvjeçarin e braktisur nga nëna.
Me të dëgjuar duke qarë, fqinjët e kanë marrë fëmijën dhe i kanë njoftuar forcat e rendit lidhur me rastin.
Pasi kishte temperaturë të lartë, vogëlushi është dërguar në spital, ku po qëndron pa pasoja për jetën. Në anën tjetër, nëna e tij që është kthyer në shtëpi pas katër ditësh, po akuzohet për neglizhencë të rëndë dhe i është hequr menjëherë kujdestaria.
“Kur qeni bëhet më i dashur për fëmijën, se sa nëna e tij”, është një koment për ngjarjen e pazakontë.