Një qen e ka copëtua deri në vdekje pronarin e vet para ekipit xhirues të BBC-së teksa ai po jepte intervistë për një dokumentar.
Mario Perivoitos, 41-vjeç, ishte dërguar në një spital në veri të Londrës pas sulmit të hënën e kaluar, por ishte deklaruar i vdekur nga doktorët pak orë më vonë, transmeton Express.
Raportohet se qeni e sulmoi atë jashtë shtëpisë së tij në Wood Green, në veri të Londrës, derisa dokumentari po xhirohej.
Oficerët e kanë konfiskuar qenin dhe dërguar në një qendër për mbajtjen e qenve.
Pritet të merret vendimi për vrasjen apo jo të tij./Express/