Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Z nuk është çështje e rëndësishme për serbët.
Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen mirëpo nuk e ka bërë të ditur nëse serbët do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje, transmeton lajmi.net.
“Për ne e rëndësishme është themelimi i komunave me shumicë serbe dhe përmirësimi i pozitës së serbëve në Kosovë”, është shprehur Simiq.