Persektiva e François Fillon për marrjen e presidencës franceze ka ngjallur shqetësimin e Gjermanisë, ku qasja e tij ruse mund të krijojë një aleancë të pakëndshme për Angela Merkel.
Në mënyrë të përgjithshme, një fitore e trimfuesit të ri të së djathtës franceze gjatë presidencialeve të pranverës 2017, madje vetë sondazhet e kanë parashikuar një fakt të tillë pas suksesit të shënuar në parapraket e së djathtës një ditë më parë, do të kenë një ndikim lehtësuese në Berlin, partneri kryesor i Parisit në Evropë, përballë rritjes së populizmit në të gjithë Evropën.
Çdo kandidaturë e mundshme franceze përveç asaj të Marine Le Pen do të ishte një lajm i mirë për qeverinë gjermane”, theksoi Stefani Weiss, analist i çështjeve evropiane në Fondacionin Bertelsmann.