Aktuale

Qendra Aeronautike e Kosovës anulon festën për një vjetor pas fatkeqësisë ajore në Shkup

Qendra Aeronautike të Kosovës ka anuluar sot ngjarjen për të festuar një vjetorin e saj e cila u planifikua të mbahet gjatë ditës së sotme. Arsyeja e anulimit ishte aksidenti ajror i datës 6 shtator 2016 në Shkup, i njërit prej avionëve të shkollës së fluturimeve në Itali, bashkëpunëtore e Akademisë Kosovare të Fluturimit, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në këtë feste.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi dje, ku aeroplani privat u rrëzua në afër vendit Kozhle në Veles humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe kosovari, Visar Begaj. Viktimat tjera janë: Dario Bastasin. Lluka Dale Mule, Angelo Kalegari,Ilaria Bertio dhe Françesko Montanjer, kryetar i aeroklubit sportiv amator “Trevizo”.

Grupi ka planifikuar të udhëtojë në Prishtinë për shkak të biznesit, si dhe për aktivitete lidhur me aeroklubin “Trevizo”. Ata në Prishtinë është dashur të marrin pjesë në inaugurimin e aeroklubit të atjeshëm.

Njoftohen të gjithë të ftuarit në përvjetorin e Qendrës Aeronautike të Kosovës, se ngjarja e planifikuar me datën 7 shtator 2016 në hotelin “TROFTA” në Istog, anulohet. Arsyeja e anulimit është aksidenti ajror i datës 6 shtator 2016 në Shkup, i njërit prej avionëve të shkollës së fluturimeve në Treviso, Itali, bashkëpunëtore e Akademisë Kosovare të Fluturimit, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në këtë feste”, thuhet në njoftimin për media nga Akademia Kosovare e Fluturimit./GazetaExpress/