Shkëlzen Jetishi-Xeni është një ndër emrat më të squar të muzikës shqiptare.
Krahas jetës profesionale, ai nganjëherë është përfolur edhe në lidhje me jetën private.
Këto ditë në një portal kishte qarkulluar lajmi se kishte vdekur bashkëshortja e Xenit, lajm ky i rrejshëm që e bëri këngëtarin të reagonte përmes rrjeteve sociale.
“Familjare, miq, dashamire, shoke…po qarkullon ne nji portal se kam pase nji fatkeqesi…..por s’eshte e vertete …rrini pa merak se jemi gjithe familja shendosh e mire….me vje keq per shqetesimet qe ju kane sjelle.”, shkruan ai në Facebook.
Kujtojmë që përveç Xenit, në familjen e tij është edhe një këngëtar, bëhet fjalë për Korabin, djalin e tij.