Është një nga këngëtares shqiptare që i ka rezistuar ndryshimeve që janë bërë në tregun e muzikës shqiptare ndër vite.
Albërie Hadërgjonaj mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku shpalosi shumëçka nga jeta e saj private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.
Meqë këngëtarja aktualisht nuk është në ndonjë lidhje dashurie, Ermali e pyeti Albërien se a e ngacmojnë të rinjtë, madje edhe politikanët dhe biznesmenët shqiptarë.
“A të ngacmojnë ndonjëherë shokët e klasës”, e pyet moderatori, ndërsa me ajo me shaka ia kthen “Më ka rastis të më shkruajnë dhe u them, po çfarë të të thotë halla ty”.
Ndërsa kur e pyesin nëse e ngacmojnë biznemenët shqiptarë ajo i përgjigjet “Kjo është normale. Ka nga ata që thonë: Hajt po, i them një herë, se kush e di, mos bën xing. Nuk bën xing gjithsesi, po e provojnë…”. /Lajmi.net/