Rajon & Botë

Putini i premton Budapestit fonde për një central bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari i premtoi Budapestit fonde për të ndërtuar një central bërthamor.

“Puna për këtë central mund të nisë në fillim të vitit tjetër”, i tha Putini kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Putini dhe Orbani kanë lidhje të ngushta, një rast i veçantë për presidentin rus në Bashkimin Evropian, që ka sanksionuar Rusinë për rolin e saj në krizën ukrainase.

Vizita e Putinit sot në Hungari ishte e dyta për këtë vit.