Presidenti rus Vladimir Putin të hënën përuroi një urë masive hekurudhore për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, shkruan AP.
Putin hipi në një tren udhëtarësh për hapjen e urës 19 kilometra, e cila është më e gjata në Evropë.
Projekti prej 3.6 miliardë dollarësh synon të forcojë lidhjet midis Rusisë dhe Krimesë duke rritur transportin e mallrave dhe duke inkurajuar fluksin e turistëve.
Putin përgëzoi punëtorët e ndërtimit për përfundimin e urës, duke thënë se “kjo ka dëshmuar aftësinë tonë për të kryer projekte të mëdha në infrastrukturë.”