Rajon & Botë

Putin: Trump nuk i ka dhënë sekrete Lavrov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se homologu i tij amerikan Donald Trump nuk i ka dhënë kurrfarë sekretesh shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov gjatë takimit në Uashington javën e kaluar.

Putin tha se Rusia është e gatshme të dorëzojë transkriptin nga takimi Trump-Lavrov nëse kjo do të ndihmojë që deputetët amerikanë të binden për këtë, transmeton Reuters.