Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përmbajtur duke mos e kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Duke folur në një konferencë për media sot, Putin nuk iu përgjigj pyetjes nëse është i zhgënjyer me Trumpin. Bile, ai e quajti naive këtë pyetje, transmeton Express.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, Putin ka theksuar: “Trump nuk është nusja ime, e as unë nuk jam burri i tij”.
I pyetur se si do të ndihej Rusia nëse Trump do të hidhej në gjyq, Putin u përgjigj: “Do të ishte absolutisht gabim për Rusinë të diskutonte politikat e brendshme të SHBA-së”.
Zyrtarët rusë iu gëzuan fitores së Trumpit në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa Putin e ka lavdëruar Trumpin si njeri i cili dëshironte t’i përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë.
Megjithatë, sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë dhe vendimi i SHBA-së për ta mbyllur konsullatën ruse i ka ngritur shqetësimet se dy vendet do të mbesin shumë të ndara. /Express/