Rajon & Botë

Putin do të takohet me Princin e Kurorës dhe Kryekomandantin e Forcave të Armatosura Arabe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet nesër me Princin e Kurorës së Abu Dhabi dhe kryekomandantin e forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohammed bin Zayed al-Nahyan, njofton Kremlini.

Takimi i mes tyre do të ndodhë më 20 prill në Rusi, transmeton Express.

Sipas Kremlinit, ata do të diskutojnë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në kontekst të krizës në Siri, si dhe situatën në Lindje të Mesme dhe Afrikë Jugore./Express/