Rajon & Botë

Putin tallet me Trumpin dhe SHBA-në (Video)

Derisa Uashingtoni është i tronditur nga lidhjet e dyshuara të presidentit Donald Trump me Rusinë, presidenti Vladimir Putin tallet.
“Do të detyrohem ta qortoj [Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov], sepse ai nuk i ka ndarë me ne këto informata sekrete. As me mua, as me përfaqësuesit e shërbimeve ruse të inteligjencës. Shumë keq nga ana e tij,” është tallur Putin, transmeton Express.

Putin ka qeshur me shqetësimet e ngritura në SHBA se Trump ndau informata sekrete të inteligjencës me Rusinë.

Madje dje Putin tha se mund t’ia ofrojë ligjvënësve amerikanë një kopje me shkrim të takimit mes Trump dhe Lavrov në Shtëpinë e Bardhë, nëse Administrata amerikane do të dëshironte./Express/

Klikoni në këtë link për ta parë videon: LINKU