Rajon & Botë

Putin shpreson në vazhdimin e takimeve me presidentin Tramp

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se ai shpreson për vazhdim të dialogut me homologun e tij amerikan Donald Trump, pasi të dy udhëheqësit u takuan për herë të parë në margjinat e Samitit të G20-tës në Hamburg.

“Në qoftë se dialogu duhet të vazhdojë, në aspektin humanitar, ka një shans dhe shpresë se dialogu vazhdon të zhvillohet”, ka thënë sot Putin, raporton AP./KosovaPress/