Rajon & Botë

Putin: Rusia dhe Kina janë pajtuar rreth Gadishullit Korean

Rusia dhe Kina janë pajtuar se është e nevojshme “ngrirja” e përnjëhershme e programit raketor dhe nuklear të Koresë Veriore, dhe ushtrimeve të gjera ushtarake të SHBA-ve e Koresë Jugore, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

Putin sot ka biseduar me presidentin kinez Xi Jinping për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Vizita e presidentit kinez vjen në momentin kur Koreja Veriore ka lansuar raketën e re dhe rritjes së tensioneve ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës.