Rajon & Botë

Putin prapë president, por dalin pamje si u mbushën kutitë me vota në Rusi

Vladimir Putin do ta drejtojë Rusinë edhe për 6 vjet të tjera pas fitores lehtësisht të parashikueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës, ku praktikisht nuk pati përballë asnjë kandidat serioz.

Por shtypi britanik flet për manipulime flagrante gjatë votimit: Në lagjen periferike të Moskës, Lyubertsy, një komisionere zgjedhore është regjistruar në kamera duke hedhur vota të plotësuara në kutinë e votimit dhe në qendrën numër 1126 – po në të njëjtin rajon, një grup personash krijuan trazira me qëllimin të bllokonin vëzhguesit në kohën kur një tjetër mbushte një kuti me vota të plotësuara më parë.

Dhjetëra shembuj të tjerë parregullsish u postuan online, por ato zor se mund të përbëjnë një shqetësim për Putinin.