Rajon & Botë

Putin: Ndjekim me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, takoi të mërkurën në Moskë homologun e tij rus Vlladimir Putin, me të cilin kanë shkëmbyer mirënjohje për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve dhe shkëmbimin ekonomik.

Putin raportohet të ketë thënë se ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni.

“Dëshirojmë që situata brenda-politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe principet demokratike. Jam i bindur se përvoja, ndikimi dhe autoriteti si president do të ndikojë për këtë”, ka thënë Putin në takim me Ivanovin.

Ai shprehu kënaqësi që marrëdhëniet ruso-maqedonase përparojnë dhe që ka lëvizje pozitive në shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve.

Një ditë më parë, presidenti Ivanov në Moskë është dekoruar me çmimin “Shën Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksej i Dytë” për vitin 2016./Alsat M/