Rajon & Botë

Putin: Nazistët nuk do të falën kurrë për atë qka na bënë

Qyteti i St. Petersburgut dje shënoi 75 vjetorin që kur trupat sovjetike e çliruan qytetin, atëherë i quajtur Leningrad, nga rrethimi nazist.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë me këtë rast se nazistët nuk do të falen kurrë për krimet e kryera gjatë luftës së dytë botërore.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë falje për nazistët të cilët vendosën ta shkatërronin qytetin tonë. Ku si shënjestër kishin shfarosjen e qëllimshme të qindra e mijëra civilëve. Kjo është ajo që quhet një krim kundër njerëzimit”, tha Putin raporon TASS.

Putin ka shtuar se krimet e bëra nga nazistët dhe e vërteta për rrethimin e Leningradit, janë ruajtur dhe transmetuar me sukses tek brezat e ardhshëm. /Fakte Plus/