Rajon & Botë

Putin: Moska mund të reduktojë më shumë personelin diplomatik amerikan

Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi sot se do të zvogëlojë me 155 persona të tjerë personelin diplomatik të SHBA-së që ndodhet në Rusi, në kuadër të tensioneve të larta dypalëshe mes dy fuqive.

Putini kishte urdhëruar në fund të korrikut reduktimin nga 755 në 455 numrin e diplomatëve amerikanë dhe të nënpunësve, rusë dhe amerikanë, në Rusi, pas sanksioneve ekonomike amerikane të vendosura në kuadër të konfliktit ukrainas.

Moska shpreson të arrijë një barazi me personelin diplomatik rus në SHBA, që janë 455 persona, përfshirë këtu edhe rreth 155 që punojnë për misionin diplomatik rus pranë OKB-së.

“Nëse do të falsim për barazi absolute (…), janë 455 minus 155”, theksoi sot Vladimir Putin.

“Pra, ne kemi të drejtën të marrim një vendim mbi kërë numër të diplomatëve amerikanë”, vazhdoi ai.