Rajon & Botë

Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, në pikën më të ulët nga Lufta e Ftohtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të premten në forumin ekonomik në Sent Peterburg, se marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë, transmeton KosovaPress.

Putin u ka bërë thirrje biznesmenëve amerikanë për ndihmë në kthimin e dialogut normal ndërmjet dy shteteve, duke thënë se marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi janë me interes të dyanshëm.