Rajon & Botë

Putin: Koreja Veriore posedon bombën atomike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se në fillim të viteve 2000 lideri tashmë i ndjerë i Koresë Veriore Kim Jong Il personalisht i ka treguar se ky vend posedon bombën nukleare.

“Në vitin 2001, qëndrova në Korenë Veriore, ku jam takuar me babanë e liderit të tanishëm të këtij vendi. Ai atëherë më tha se posedojnë bombën nukleare. Tash është viti 2017 dhe vendi gjatë gjithë kohës ka jetuar nën sanksione, dhe në vend të bombës atomike tash posedojnë atë të hidrogjenit”, tha Putin.