Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dha sot dritën jeshile ndërtimit të gazsjellësit “TurkStream” mes Rusisë dhe Turqisë, që pritet të furnizojë për një periudhë të pacaktuar Bashkimin Evropian, projekt simbolik i përmirësimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë.
“Presidenti rus dekretoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar më 10 tetor me homologun e tij rus, Recep Tayyip Erdogan, që u miratua në fillim të shkurtit nga Parlamenti rus”, njoftoi Kremlini.
Nga ana e tyre, deputetët turq kanë miratuar dokumentin në dhjetor të vitit të shkuar.
“Gazprom” pretendon të nisë punimet këtë vit.