Rajon & Botë

Putin: Jam pajtuar me Trumpin për ndreqjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se ai dhe presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, janë pajtuar përmes një bisede telefonike që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duhet të rregullohen.

Rusia është e gatshme ta përmbushë pjesën e vet të detyrës, ka thënë Putin, duke folur në Forumin Ndërkombëtar Leximet “Primakov” në Moskë, transmeton Express.

“Pas zgjedhjeve në SHBA, dua të besoj se do të ketë mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve, të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për qytetarët e dy vendeve, por po ashtu edhe për të siguruar stabilitet dhe siguri ndërkombëtare,” ka thënë Putin./Express/