Presidenti rus Vladimir Putin ka kundërshtuar nisjen e fundit të raketave të Koresë së Veriut duke e cilësuar “të rrezikshme” por ka këshilluar kundër “frikësimit” të Pyongyang.
Duke folur në Kinë, Putin bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve të vazhdueshme në gadishullin Korean, raporton agjencia e lajmeve Sputnik e Rusisë.
“Unë do të doja të konfirmoja se jemi kategorikisht kundër zgjerimit të klubit të shteteve bërthamore, duke përfshirë Gadishullin Korean”, u tha Putin gazetarëve. “Ne jemi kundër kësaj dhe e konsiderojmë atë kundër produktive, të dëmshme dhe të rrezikshme,” tha ai.
Në komentet që u shfaqën në SHBA, ai tha se “frikësimi (i Koresë së Veriut) është i papranueshëm”.
Nga ana e saj, Koreja e Veriut tha se testimi i raketave ishte një përgjigje ndaj rreziqeve bërthamore dhe kërcënimeve që vijnë nga SHBA dhe përkrahësve të saj./KosovaPress/