Rajon & Botë

Putin është i gatshëm të takohet me Trumpin

Presidenti rus, Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me homologun e tij të ri amerikan, Donald Trump.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke thënë se për organizimin e takimit Putin-Trump, do të duhen muaj të tërë pune.

“Ky takim nuk do të ndodhë javët e ardhshme”, deklaroi Peskov.

”Shpresojmë për më të mirën, që takimi të zhvillohet muajt e ardhshëm”, theksoi ai.