Rajon & Botë

Putin-Erdogan falënderojnë njëri-tjetrin rreth Sirisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar sot, në ditën përfundimtare të samitit G20, me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në përpjekjet për arritjen e paqes në Siri, transmeton AP.

Thuhet se Putin në fillim të takimit me shefin e shtetit turk ka thënë se qëndrimi i Erdoganit “ka mundësuar përmirësimin e situatës në Siri”, transmeton KosovaPress.