Rajon & Botë

Putin e paralajmëron Korenë Veriore se mund të bëhet si Iraku

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Koresë Veriore të mësojë nga rënia e diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, si dhe e ka paralajmëruar atë se mund të përballet me fatin e njëjtë nëse nuk heqë dorë nga programi i vet bërthamor.

Putin, duke folur në mbyllje të samitit të BRICS në Kinë, ka paralajmëruar po ashtu kundër histerisë ushtarake për zgjidhjen e krizës në gadishullin korean, duke pohuar se kjo mund të çojë në katastrofë globale me shumë viktima, transmeton Express.

Koreja Veriore është nën presion shumë të madh që prej kryerjes së testit të gjashtë bërthamor të dielën që lamë pas, me të dhënat sizmologjike që tregojnë se bomba me hidrogjen ishte më ë fuqishmja ndonjëherë që është shpërthyer nga Peniani, sipas ekspertëve bërthamorë.

Ndërkohë, Putin thotë se Peniani duhet të mësojë nga historia, duke e përmendur rënien e Husseinit si diktator i Irakut në vitin 2006 dhe nga sulmi i furishëm ushtarak që shkatërroi vendin pas vdekjes së tij.

“Saddam Hussein nuk hoqi dorë nga prodhimi i armëve të shkatërrimit në masë, por edhe pse nën këtë pretendim, ai u shkatërrua dhe anëtarët e familjes së tij u vranë”, ka thënë Putin.

“Vendi u rrënua dhe Hussein u var. Të gjithë e dinë këtë. Po ashtu, të gjithë në Korenë Veriore e dinë”, ka shtuar lideri rus. /Express/