Rajon & Botë

Putin i dërgon Trumpit telegram ngushëllimi për ngjarjen e Texasit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar sot ngushëllime për presidentin e SHBA-ve Donald Trump me rastin e të shtënave që kanë ndodhur në një pjesë të Texasit, transmeton TASS.

“Iu lutem, pranoni ngushëllimet e mia me rastin e tragjedisë që ka ndodhur në Texas. Është vështirë të imagjinohet një krim më mizor dhe më cinik sesa vrasja e njerëzve gjatë shërbimit të kishës”, thuhet në deklaratën e Kremlinit e publikuar në webfaqen e tyre.