Një traget turistik ka përfunduar lundrimin e tij të parë nga porti i Koresë së Veriut në qytetin rus të Vladivostok.
Hapja e këtij kursi detar erdhi pasi Kim Jong-un i ofroi Putin zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe turistike me Rusinë pavarësisht tensioneve në Gadishullin Korean.
Përfaqësuesit e kompanive turistike kineze dhe ruse ishin në bordin e tragetit që mbërriti në Vladivostok të enjten, raporton gazeta ruse “ RIA Novosti”
Turistët e parë në këtë linjë turistike midis dy vendeve priten javën e ardhshme, citon syri.net mediat ruse. Nisja e kursit detar parashikohet të “kontribuojë në zhvillimin e turizmit rajonal dhe tregtisë dypalëshe”, tha për agjencinë e lajmeve TASS, gjenerali i konsullatës ruse në qytetin Chongjin.
Vendimi i Rusisë për të forcuar marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, vjen mes tensioneve dhe kërcënime mes Amerikës dhe shtetit diktatorial.
Presidenti Trump ka dërguar një armatë të tërë në gadishull dhe ka paralajmëruar Kim Jong-un të ndërpresë testet e raketave, një kërkesë që mesa duket ka rënë në vesh të shurdhët.