E keni parasysh që gjatë ceremonisë së Emmy 2017, Nicole Kidman puthi në buzë bashkëprotagonistin e saj Alexander Skarsgard?
E gjitha kjo teksa bashkëshorti i saj po shihte dhe duartrokiste? E mbani mend? Edhe Nicole e mban mend, edhe pse do të donte ta harronte shkruan Anabel.
E ftuar në shfaqjen e Graham Norton, Nicole sqaroi punën e puthjes:
“E putha vërtetë, por duhet të kuptoni se unë dhe Allie [Alexander] bënim gjithçka bashkë. Bashkëshorti im është i mrekullueshëm, mbështetës, i pashëm dhe e dua më shumë se çdo gjë në botë. I dhashë Alex-it një puthje në formë urimi, por ai është si punë manekini.”